Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Mit’hat Lozhani, është liruar nga burgu në Beograd të martën.
“Lajm i madh: Mit’hat Lozhani u lirua nga burgu në Beograd! Vazhdoj me punu për qytetarin e Kosovës”, ka shkruar Koci në Facebook.
Lozhani ishte arrestuar më 5 shkurt të këtij viti gjatë kalimit transit në Serbi.
Autoritetet serbe patën thënë se Lozhani është arrestuar nën dyshimin se, siç ka thënë, ka marrë pjesë në sulmet ndaj pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe të Ushtrisë së Jugosllavisë më 1998-1999 në zonën e Dukagjinit.
Nën akuza të ngjashme, autoritetet në Serbi, vetëm nga qershori e deri në dhjetor të 2025-tës, i kanë arrestuar 8 shtetas të Kosovës.
-
Kthehet në Kosovë ish-pjesëtari i UÇK-së që ishte arrestuar në Serbi
-
Koci ngre dyshime për keqtrajtim të Lozhanit në Serbi, thotë se edhe vetë ndihet i rrezikuar
-
Koci ngre dyshime për keqtrajtim të Lozhanit në Serbi, kërkon monitorim ndërkombëtar
-
Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës
-
Lirohet kosovari që u arrestua muajin e kaluar në Serbi nën pretendime për krime lufte