Është liruar mjeku Ibrahim Hoti, i cili ishte arrestuar se kishte refuzuar t’u ofrojë shërbime shëndetësore dy pacientëve pas orarit të punës.
Hoti është liruar të premten, ndërsa ishte raportuar se po trajtohej në Emergjencën e Podujevës pasi i ishte keqësuar gjendja si shkak i shqetësimeve të fundit që lidhen me rastin.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Hoti edhe është suspenduar nga puna pasi nuk u dha shërbimin dy pacientëve.
Kundër këtyre dy masave, të premten u zhvillua protestë nga punonjësit shëndetësorë.
-
Kërkohet lirimi dhe kthimi në punë i mjekut që s’u ofroi shërbime pacientëve në Podujevë
-
Policia ndalon një mjek në Podujevë, s’ofroi shërbime për qytetarët me arsyetimin se e ka kryer orarin
-
Gjonbalaj për arrestimin e mjekut në Podujevë: Deri dje ishim heronj, sot jemi kriminelë
-
Arrestohen dy shtetas të huaj nën dyshimin se ofruan kundërligjshëm shërbime të ortoprotetikës
-
Arrestohet e pastaj lirohet një i dyshuar për sulm seksual në Podujevë