Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lipjani përkujton 21 dëshmorët e luftës së UÇK-së

Institucionet komunale në Lipjan, qindra qytetar dhe subjektet politike kanë përkujtuar 21 dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për nder të 14 qershorit ditës së dëshmorëve të kësaj komune, është organizuar edhe një akademi përkujtimore.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, midis të tjerash ka thënë se “Sot jemi bashkë për të nderuar e do nderojmë përjetësisht gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por sot e përherë ne i nderojmë duke punuar e zhvilluar vendin tonë, synime e amanete të gjakut të dëshmorëve e të gjithë brezave për liri e mëvetësi të trojeve tona", transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Nderi më i madh i′u bëhet sot dëshmorëve duke punuar drejt, duke vlerësuar të mirën nga e keqja, duke vlerësuar progresin për të punuar më tutje për ta ndërtuar një vend mikpritës të qëndrueshëm dhe shumë motivues për të jetuar dhe punuar me nderë”, ka thënë midis të tjerash Ahmeti.