Pronarë të kompanisë së autobusëve “Dritoni” po pretendojnë se u është bërë e padrejtë shtimi edhe i një linje të re të autobusëve për në fshatin Zhegër të Gjilanit, raporton KTV.
Ata thonë që ua ka vështirësuar punën, meqë 6 vëllezër të kësaj familjeje mbajnë familjet e tyre me këtë kompani. Thotë se në muajin mars komuna ka marrë vendim që deri më 2021 të mos ndërrohen më oraret e linjave por, sipas tij, nuk e ka respektuar këtë vendim.
E drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë thotë që para një kohe, kompanisë “Dritoni” i është shtuar edhe një linjë, andaj është normale që edhe konkurrentët të kërkojnë një gjë të tillë.
Ndryshe, ditë më parë, drejtues të kompanisë “Dritoni” kanë sulmuar fizikisht Korçën meqë nuk ishin pajtuar për shtimin e kësaj linje.
-
U licencua linja e autobusëve Zhegër-Gjilan, pronarë të një kompanie rrahin drejtorin e Urbanizmit
-
Drejtori i Shërbimeve Publike sulmohet fizikisht shkaku i linjave të udhëtimit
-
Ndryshimi i linjave i nervozon udhëtarët, ato private të pakënaqur
-
“Trafiku urban”, diskriminues në ndarje të linjave
-
Shpërfillet vendimi për përgjysmim të çmimit të biletave të autobusëve ndërurbanë