Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtori i Shërbimeve Publike sulmohet fizikisht shkaku i linjave të udhëtimit

Komuna e Gjilanit e ka dënuar incidentin ku disa persona të një kompanie private të autobusëve, pas fjalosjes e kanë sulmuar fizikisht në zyrën e tij, drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça.

Pronarët e kompanisë “Dritani Trans”, të cilët qarkullojnë në relacionin Gjilan-Zhegër nuk janë ndarë të kënaqur me vendimin e komunës që një linjë autobusi për këtë relacion t`i jepet një kompanie tjetër. Pas fjalosjes, ka pasur kacafytje.

Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike, ka deklaruar se ndaj tij ka pasur një sulm fizik, por që është penguar nga dy zyrtarë të tjerë komunalë të cilët ishin në zyrë, shkruan sot Koha Ditore.

“Në orën 8 e 10 minuta kemi filluar punën si zakonisht me stafin dhe papritur kanë ardhur pronarët e një kompanie të autobusëve “Dritani Trans” nga fshati Shurdhan me pretekstin se i kemi bërë të padrejtë dhënien e një linje të re një konkurrenti tjetër që e kanë “Zhegra Trans”, por ajo linjë e re është dhënë me urdhëresë nga kryetari i komunës dhe është çdo gjë brenda ligjeve dhe rregulloreve.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)