Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se janë arrestuar katër persona dje në Gjilan me dyshimin se kanë sulmuar drejtorin e Shërbimeve Publike.
Drejtor i Shërbimeve Publike në Gjilan është Naser Korça, transmeton Koha.net. Policia thotë se megjithatë ai nuk ka pësuar lëndime trupore.
“Më 19 qershor 2018, rreth 08:20, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se katër të dyshuarit shqiptarë, shtetas të Kosovës, e kanë sulmuar fizikisht drejtorin e Shërbimeve Publike, në zyrën e tij, me ç‘rast i kanë shkaktuar dëme materiale në zyrë, ndërsa i njëjti fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatë.
Policia shton se kanë ndërhyrë punëtorët tjerë të komunës, të cilët edhe e kanë ndaluar sulmin.
“Policia e Kosovës fillimisht i ka arrestuar të gjithë të dyshimtit, të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për rastin “sulm ndaj personit zyrtar”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedure të rregullt në PTH. Motivet e rastit janë duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.
-
Drejtori i Shërbimeve Publike sulmohet fizikisht shkaku i linjave të udhëtimit
-
Haziri: Të zbardhet rasti i sulmit fizik ndaj drejtorit Korça
-
Arrestohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet se jashtë detyrës u përfshi në një zënkë
-
I dyshuari për dhunë në familje në Gjilan tenton t’i sulmojë policët me mjet të mprehtë, arrestohet
-
Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi katër policë