Është hera e dytë që pronarë të kompanisë së autobusëve “Dritoni” e sulmojnë fizikisht drejtorin e Urbanizmit, Naser Korça.
Ata kanë shkuar në zyrën e Korçës për të kundërshtuar lëshimin edhe të një linje të autobusëve në relacionin Zhegër-Gjilan, raporton KTV.
Korça shton se mëngjesin e së martës, kur ka ndodhur edhe sulmi, policia ka mbërritur me vonesë.
Ndërsa policia thotë se për këtë rast ka arrestuar 4 persona të dyshuar.
Ndërsa Jetullah Zaimi, njëri nga pronarët, i ka thënë televizionit se nuk kanë shkuar për këtë qëllim në zyrën e drejtorit, por vetëm që të shprehin pakënaqësi për këtë.
Zaimi ka thënë se drejtori Korça është sjellë keq, prandaj tha se edhe ka eskaluar situata.
Artikuj të ngjashëm
-
Drejtori i Shërbimeve Publike sulmohet fizikisht shkaku i linjave të udhëtimit
-
Linja e shtuar e autobusëve përplas dy familje në Zhegër
-
Protestojnë para Komunës operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë, thonë se u dëmtuan
-
Prokuroria kërkon që drejtorit sportiv të Dritës dhe 2 të tjerëve t’u ndalohet afrimi te persona të caktuar
-
Përleshje mes drejtuesit të Dritës dhe tifozëve, ka të arrrestuar