Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtori për shërbime publike hetohet për keqpërdorim detyre

Kompania private e ndërtimit “Fitorja” ka financuar dhe ndërtuar një urë për kalim për këmbësorë e automjete në pronën e Komunës së Gjilanit dhe se për këtë nuk kishte leje ndërtimore e as projekt specifik.

Ura ishte ndërtuar për interesa të kompanisë në dhjetor të vitit 2017, dhe se për këtë ishte në dijeni edhe drejtori i shërbimeve publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça.

Ndonëse ura ishte finalizuar dhe për këtë kishte informata edhe drejtori i shërbimeve publike, në mënyrë të qëllimshme ishte vendosur që për të njëjtën urë të shpallej tenderi nga Komuna dhe më pas ishte nënshkruar edhe një kontratë.

Drejtori Koraça dyshohet se ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare” dhe ka kryer veprën penale tjetër atë të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” dhe se për këtë është iniciuar edhe hetimi nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)