Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit politik mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjeve ndërpartiake.
Sipas tij, është e nevojshme një marrëveshje politike dhe secila palë duhet të marrë përgjegjësinë që i takon. Ai theksoi gjithashtu se aktualisht nuk ka ndonjë aktor tjetër politik në skenë përveç atyre që janë tashmë të përfshirë
“Një marrëveshje politike është e domosdoshme. Mendoj se secili duhet t’i thirr përgjegjësisë së vet. Forca të tjera politike nuk ka, këto janë që janë”, ka shtuar ai.
Limaj ka theksuars se zgjidhja mund të vijë vetëm përmes negociatave ndërmjet forcave politike dhe shtoi se Nisma nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare për të dhënë propozime në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit.
