Ligji për mbrojtjen e informatorëve, i hyrë në fuqi në vitin 2011, nuk ka dhënë efektin e pritur, raporton KTV.
Pavarësisht se mbi 50 % e raportimeve në Agjencinë Kundër Korrupsion bëhen nga sinjalizuesit, ata mbesin me frikën e ndëshkimit.
Gjithashtu, ky ligj është në konflikt edhe me Ligjin për Shërbyesit Civilë, i cili ua ndalon raportimin e veprimeve të kundërligjshme.
E, si të paefektshëm e ka vlerësuar ligjin edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, për çka tha se në fillimvitin e ardhshëm, do të fillojnë procedurat për ndryshimin e tij. E pranishme në këtë tryezë ka qenë edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, që u pyet nëse ish-shefi i Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, është një sinjalizues.
Sipas saj, Simmons nuk hyn në këtë kategori, pasi që nuk ka ofruar fakte për pretendimet e tij. Simmons ishte i dyti, pas ish-prokurores Maria Bamieh, që u deklarua hapur për afera korruptive brenda misionit të EULEX-it në Kosovë.
-
Buleshkaj: Vetëm 10 për qind e kallëzimeve penale përfundojnë në aktakuza
-
AIP-ja amniston zyrtarët që mohojnë qasjen në dokumente publike
-
Transparenca në pikëpyetje, kërkohet rishikim i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike
-
Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet
-
Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë