Përmbajtja e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës është shpalosur të martën gjatë një takimi të mbajtur në ndërtesën e Komunës së Prizrenit, me ç’rast aktorë të ndryshëm institucionalë kanë theksuar rëndësinë e tij për mbrojtjen e fëmijëve tanë nga të gjitha format e dukurive negative që ndikojnë në sigurinë, shëndetin, edukimin dhe zhvillimin e tyre.
Në të njëjtën kohë është pohuar se bashkëpunimi ndërsektorial është i domosdoshëm për zbatimin e suksesshëm të tij, për t’u ofruar fëmijëve mirëqenie dhe cilësi më të mirë të jetesës.
Etleva Kelmendi nga ATRC, duke elaboruar përmbajtjen e këtij ligji, ka pohuar se i njëjti ka për qëllim mbrojtjen e fëmijës në zbatim të legjislacionit vendor e konventave ndërkombëtare dhe madje nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas saj, ligji përkufizon edhe marrjen e masave për të siguruar jetesën, mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës, sikurse edhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve në nivel qendror dhe lokal, si dhe organizatave për mbrojtjen e fëmijës dhe se përcakton edhe mekanizmat efektivë, funksionimin e institucioneve mandatore dhe marrjen e masave konkrete për parandalim, reagim dhe mbrojtje të fëmijës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Në Prizren prezantohet Propozim-rregullorja për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
-
Alarmohet se edukimi i fëmijëve bëhet nëpërmjet dhunës
-
Kurti: Jemi të përkushtuar për mjedis mbrojtës për fëmijët
-
Nagavci: Duhet të punojmë që legjislacioni për të drejtat e fëmijëve të respektohet
-
Avokati i Popullit: Ligji për mbrojtjen e fëmijës nuk po zbatohet