Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se të gjithë së bashku duhet të punojnë në mënyrë që legjislacioni për të drejtat e fëmijëve të respektohen plotësisht.
Në një intervistë në emisionin “Sot” të KTV-së, me rastin e 1 Qershorit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve, Nagavci ka thënë se Konventa për të drejtat e fëmijëve është e përfshirë në të gjithë legjislacionin në fuqi në Kosovë.
“Konventa për të drejtat e fëmijëve është e përfshitë në gjithë legjislacionin tonë, në politikat e Ministrisë së Arsimit po ashtu është integruar legjislacioni që promovon barazinë, gjithëpërfshirjen, mosdiskriminimin dhe sigurinë, por është evidente dhe duhet thënë se duhet të punojmë të gjithë së bashku edhe më shumë që të sigurohemi që ky legjislacion të respektohet plotësisht në shkolla”, është shprehur Nagavci.
Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.
-
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje çdo ditë të vitit
-
Nagavci: Procesi i edukimit të fëmijëve kërkon edhe bashkëpunimin e prindërve
-
Fëmijët shënojnë Ditën e tyre me kërkesa për institucionet
-
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Fëmijët janë fillimi, mesi dhe fundi i të gjitha tregimeve
-
Nagavci: Edukimi në fëmijërinë e hershme ndihmon shoqërinë