Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lidhjet e Qendrave kundër Qeverisë për ndarje të Departamentit për Politika Sociale

Kryetari i Lidhjes së Qendrave të Kosovës, Blerim Shabani, ka thënë se vendimi i Qeverisë për ndarje në dy komponentë të Departamentit për Politika Sociale dhe Familjes, është një vendim i paamenduar dhe i paanalizuar mirë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë paralajmëruar se Departamenti për Politika Sociale dhe Familjes do të ndahet në dy pjesë. Çështjet që kanë të bëjnë me financat do të mbesin në MF, ndërsa të tjerat do të kalojnë në MD.

Sipas Shabanit, ky Departament është i vetmi që merret me nisma ligjore e sociale dhe nuk e kanë pritur ndarjen e tij në dy komponentë, që siç thotë ai, do të afektojë punën e qendrave për punë sociale. 

“Ky departament kaloi në Ministrinë e Financave pasi shkrirjes së Ministrisë së Punëve të Mirëqenies Sociale. Iniciativa e fundit që të ndahet në pjesë, e shohim të paamenduar mirë dhe paanalizuar mirë. Mund të afektojë punën e qendrave për punë sociale”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së.

Kryetari i Lidhjes së Qendrave tregon se ende nuk e kanë të qartë pse po ndodh ndarja në dy pjesë e Departamentit për Politika Sociale dhe Familjes. Për këtë, ai ka kritika për udhëheqësit e institucioneve.

“Është dashur të analizohet gjendja në nivel të përgjithshëm dhe në nivel lokal. Ne jemi para një akti që ka vendimmarrje, por nuk ka analizë”, vijoi Shabani.

Shabani thekson se ka pasur mungesë të fokusit dhe investim më të vogël prej që ky Departament kaloi në Ministrinë e Financave.

Edhe Lidhja e Qendrave për Punë Sociale kërkon nga Murati e Haxhiu të mos e ndajnë DPSF-në Arbëri Lidhja e Qendrave për Punë Sociale kërkon nga Murati e Haxhiu të mos e ndajnë DPSF-në

“Në bazë të krejt proceseve, ka një vëmendje të vogël sa i përket fokusit dhe investimit të forcimit të qendrave për punë sociale në nivel lokal. Në kuadër të kësaj Ministria, nuk ka gjetur vend të mjaftueshëm mirëqenia dhe politika sociale”, ka shtuar ai.

Shabani vuri në pah edhe gjendjen e vështirë të cilën e kanë qendra për punë sociale. Për këtë, ai mori shembull Prishtinën.

“Prishtina ka 70 punëtorë më pak për kokë banori në qendrat për punë sociale. Edhe në komunat e tjera gjendja është kaq e vështirë”, deklaroi ai.