Shkrirja e Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjes (DPSF), në dy ministri, nuk do të jetë e dobishme për të avancuar shërbimet sociale në drejtim të duhur sipas Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale në Kosovë.
Në reagimin e këtij shërbimi social, thuhet se ndarja e DPSF-së në dy ministri, do të jetë veprimi i radhës që do të atakojë punën e Qendrave për Punë Sociale.
Sipas LQPSK-së, ky vendim është marrë pa u konsultuar me palët e interesit.
“Sot, Ministri i MFPT-se, z. Hekuran Murati paska deklaruar se nga Janari i vitit 2023 shërbimet sociale do të kalojnë në Ministri të Drejtësisë, kurse Politikat Sociale do të mbesin ne MFPT. Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë këtë iniciativë e konsideron të pa analizuar mirë, e cila nuk është konsultuar me palët e interesit dhe aq me tepër nuk do të jetë e dobishme për të avancuar shërbimet sociale në drejtimin e duhur, pasi këto dy komponenta po ndahen në dy pjesë dhe fokusi në politika sociale dhe shërbime sociale do të zhvendoset në një nivel më të ulët të vëmendjes dhe vendimmarrjes”, thuhet në reagimin e LQPSK-së.
Sipas saj, ky veprim e cenon progresin e deri tanishëm, si dhe i dëmton QPS-të pasi krijohet paqartësi në procesin e koordinimit dhe raportimit.
“Ministri Financave, z. Hekuran Murati edhe përkundër shumë kërkesave për takim në formë të shkruar, përkundër prezantimit të gjendjes se vështirë të QPS-ve në secilën mundësi qe e kemi pasur, nuk e ka marrë mundin të organizojë një takim të tillë me strukturat e Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë. Në anën tjetër, Ministrja e Drejtësisë znj. Haxhiu, ku parashihet që një pjesë e DPSF-së të kalojë në kompetencë të kësaj ministrie deklarohet se pas ri-organizmit të DPSF-së do ta themelojë një grup punues për një analizë të detajuar, e cila do të shërbejë për konceptimin dhe zhvillimin e reformës në fushën e mbrojtjes sociale.
Edhe
Lidhjet e Qendrave kundër Qeverisë për ndarje të Departamentit për Politika Sociale
Lidhja e Qendrave për Punë Sociale në Kosovë ka kërkuar nga dy ministritë e linjës që ta vlerësojnë edhe njëherë gjendjen në fushën e mirëqenies sociale.
“Të mos marrin veprime të pa analizuara mirë dhe të ngutshme të cilat do të ndikojnë në progresin e arritur me vite”, thuhet më tej në reagim.
-
IKD: Bashkimi i ministrive të Mirëqenies Sociale dhe të Financave me pasoja serioze
-
Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale: Ministrja Haxhiu t’i përmbushë obligimet e jo të sulmojë
-
Haxhiu: Në qendrat për punë sociale ka shumë sfida e boshllëqe ligjore
-
Kurti paralajmëron reformë të thellë në qendrat për punë sociale