Mbeturinat e shumta të hedhura në hapësirat anës rrugës kryesore Vrelle-Banjë kanë shkaktuar reagime dhe shqetësime të shumta të qytetarëve dhe organizatave mjedisore për deponitë ilegale të krijuara në fshatin Lubovë të Istogut nga njerëz të pandërgjegjshëm dhe të pakujdesshëm ndaj mjedisit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për të pastruar ato hapësira të mbuluara me tonelata mbeturina, organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova” ka organizuar të dielën një aksion të largimit të mbeturinave të hedhura në afërsi të kishës ortodokse.
Ky aksion i pastrimit është organizuar edhe në bashkëpunim me Komunën e Istogut dhe me kompaninë e pastrimit “Ambienti”, e cila ka ofruar makinerinë e saj për transportin e mbeturinave.
Thirrjes së organizatës “Let’s Do It Kosova” ju kanë përgjigjur masivisht edhe banorët e fshatit Lubovë, të cilët gjatë këtij aksioni të pastrimit janë mbështetur edhe nga kompania “Guri Group” dhe radio lokale “Fontana” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Largohen mbi 15 kamionë mbeturina në Istog
-
100 thasë mbeturina largohen nga lumi Istog
-
“Let’s Do It Kosova” e shqetësuar me gjendjen e mjedisit, thirrje për formimin e policisë mjedisore
-
Pastrohet nga mbeturinat zona rreth liqenit të Badovcit
-
Në Banje të Istogut nis pastrimi i deponisë katër hektarëshe