Në kuadër të projektit i cili bashkëfinancohet nga Let’s Do It Kosova dhe Komuna e Vitisë, ka filluar faza e dytë e projektit “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor dhe rivitalizimi i hapësirave shkollore”, përcjell EO.
Me këtë rast janë mbjellë me qindra fidane në 10 shkolla të kësaj komune.
Përmes këtij aktiviteti synohet krijimi i një kulture të re mjedisore dhe investimi konkret në ngritjen e vetëdijes së gjeneratave të reja.
Projekti do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, me trajnime dhe mbjellje të fidanëve në të gjitha shkollat e kësaj komune.
Artikuj të ngjashëm
-
Let’s Do It Kosova nis fushatën edukative mjedisore në Viti
-
Fidanë ahu për të rritur gjelbërimin në Butovc
-
Brenda 10 vjetësh planifikohen të mbillen afër 2 milionë drunj në Kosovë
-
Hajdari: Tentojmë t’i kundërvihemi ndotjes së ajrit në Prishtinë përmes mbjelljes së fidanëve
-
Nesër pastrohet e mbillen fidanë në Kampusin Universitar