Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Brenda 10 vjetësh planifikohen të mbillen afër 2 milionë drunj në Kosovë

Brenda 10 vjetësh të ardhshme do të mbillen 1.8 milionë drunj në Kosovë.

Ky qëllim do të realizohet me bashkëpunimin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe organizatës joqeveritare për mirëmbajtjen e ambientit, “Ta pastrojmë Kosovën”.

Kështu ka deklaruar Ismet Krasniqi, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Mjedisit.

Për nder të kësaj date, sot është mbajtur një aksion simbolik i mbjelljes së fidanëve në oborrin e klinikës së Ontologjisë në Prishtinë. Mes tjerash, kësaj klinike i është dhënë donacion një biçikletë nga “Meraklinj të Biçikletave”, të cilët i kanë bërë thirrje klinikes që të krijojnë më shumë hapësira për çiklistët.

Ky aksion simbolik u përmbyll me këndimin e një kënge nga kori i fëmijëve “Okarina”.