Komiteti Olimpik i Kosovës dhe organizata joqeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, do të lansojnë fushatën “T’i japim vendit ngjyra”, e cilësuar si fushata më e madhe kombëtare.
Kjo fushatë parasheh që brenda 10 viteve në tërë Kosovën do të mbillen 1.8 milionë drurë.
Ajo do të lansohet të martën te Këndi Olimpik, që ndodhet në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku do fillojë nga ora 10:30.
Të pranishëm në lansimin e kësaj fushate do të jenë disa nga ministrat e ministrive të Kosovës, xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi ,rektori i UP-së, Naser Sahiti dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe të përfaqësues të UNPD-së.
Të martën në këtë lansim do të mbillen 18 drurë, si simbolikë për mbjelljen e 1.8 milionë të tjerëve brenda 10 viteve.
-
Hapet fushata “T’i japim vendit ngjyra”, Majlinda Kelmendi shpallet ambasadore e kësaj nisme
-
Brenda 10 vjetësh planifikohen të mbillen afër 2 milionë drunj në Kosovë
-
Java Olimpike vijon me mbjelljen e drunjve në Prishtinë
-
Premtohen mbjellja e 1 milion drurëve e hapa konkretë në raport me mjedisin
-
Osmani ndan mbi 200 dekorata, nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit