Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lëmoshëkërkuesit vazhdojnë të qëndrojnë në rrugët e Prishtinës

Edhe në këtë kohë, kur qarkullimi i veturave e i njerëzve është në numër të vogël, persona që kërkojnë lëmoshë shihen në rrugët e Prishtinës.

Pa asnjë masë mbrojtëse e edhe me fëmijë ata qëndrojnë çdo ditë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Ata kanë thënë se shkaku i kushteve të vështira financiare detyrohen që edhe në këtë kohë, kur rreziku nga koronavirusi është i lartë, të dalin nëpër rrugë, raporton KOHA.

Njohësit e çështjeve sociale e shohin si tejet urgjente marrjen e masave për këtë kategori sepse, sipas tyre, rreziku i bartjes së virusit është i madh.

Vebi Mujku nga Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale thotë se institucionet e kanë neglizhuar këtë kategori të shoqërisë, duke mos u ofruar ndihmë.

Edhe Lypsarët përdorin fëmijët për të përfituar më shumë Arbëri Lypsarët përdorin fëmijët për të përfituar më shumë

Sipas zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, ndonëse kjo çështje nuk është në kompetencat e tyre, ata kanë ofruar ndihmë për rastet e tilla.

KOHA ka kontaktuar edhe zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por ata kanë thënë se informata për rastet e kërkimlëmoshës duhet të japë Policia e Kosovës, por kjo nuk është përgjigjur gjatë të hënës.