Ministri i Infrastrukturës, i cili dha nënshkrimin për aneksin e kontratës me Bechtel & Enkan për autostradën e Shkupit, nuk po e sheh atë si zgjatje të punimeve.
Sipas aneksit të kontratës që e ka publikuar KDI-ja në fund të 2018-s, qeveria do t’i paguajë Bechtel&Enkas borxhin prej 53 milionë eurosh, por edhe do t’i zgjatet përfundimi i punimeve kësaj kompanie për autostradën Prishtinë – Shkup.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, duke ia zgjatur përfundimin e punimeve, sipas KDI-së, qeveria ia ka pamundësuar vetes që të kërkojë penallti nga kjo kompani për vonesa në punimet, që me kontratë do të duhej të përfundonin më 31 dhjetor, 2018.
Por, Lekaj insiston se, nëse e parasheh kontrata, “Bechtel & Enka” nuk do të shpëtojë nga penalltia.
Në pikën 5 të aneks-kontratës të nënshkruar më 5 shtator 2018, thuhet se ‘koha e kompletimit të punimeve zgjatet për 152 ditë’.
Ndërsa, pagesa e 53 milionëshit ka filluar të bëhet prej 1 korrikut të 2018-s.