Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDP ia kujton Serbisë të shpejtojë dialogun me Kosovën

Beograd, 6 shkurt - Strategjia e re për Zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor paraqet shans historik për Serbinë, por kjo nuk na liron nga detyrimi e as na ofron rrugë të shkurtër eurointegruese, thuhet në deklaratën e Partisë Liberal Demokratike (LDP), bën të ditur FoNet, transmeton Koha.net.

Sipas vlerësimit të LDP-së, negociatat me Kosovën duhet të përshpejtojnë dinamikën.

Nuk kemi kohë për të humbur, para nesh është shtruar qëllimi i qartë, definomi i qartë i marrëdhënieve midis Serbisë e Kosovës, Marrëveshja gjithëpërfshirëse.

Ngecja shumuajshe e bisedimeve, e shoqëruar me deklarata e veprime të papërgjegjshme nga të dyha palët, siç thuhet në deklaratë, u sjell dëm qytetarëve të Serbisë e të Kosovës dhe krijon stagnim në rrugën europiane për Beogradin e Prishtinën, thuhet në deklaratën e LDP-së, transmeton Koha.net.