Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se Kosova nuk ndodhet në asnjë situatë të re e të parashikuar.
"Hapat e nxituar mund të prodhojnë situata të reja që do të rrezikonin stabilitetin dhe do të dëmtonin subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës", thuhet në komunikatën e LDK-së.
Tutje thuhet se tendenca për të shfuqizuar Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është tepër e rrezikshme dhe e fut vendin në aventura të paparashikueshme.
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se të gjitha çështjet e, sidomos çështjet me rëndësi jetike për ekzistencën e vendit, duhet të trajtohen me maturi e pa nxitim.
Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh si jetike për vendin tonë ruajtjen e raporteve dhe të miqësisë me SHBA-të, me vendet e BE-së, NATO-n dhe vendet e tjera mike.
Kosova është vendi dhe shteti ynë, që e kemi ndërtuar bashkë me miqtë tanë dhe së bashku do të ecim në rrugën e integrimeve euro-atlantike.
Edhe
LDK-ja e quan selektive e të pjesshme Rezolutën për Specialen
Lidhja Demokratike e Kosovës fton subjektet politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës që të reflektojnë në përputhje me interesat e qytetarëve dhe të vendit.
Lidhja Demokratike e Kosovës, si subjekti që ka themeluar dhe ndërtuar shtetin e Kosovës, në asnjë rast nuk do të jetë pjesë e veprimeve të pamatura dhe nuk do të lejojë që fati i qytetarëve dhe i vendit tonë të futet në rrugë të paqarta.
-
LDK: Funksionimi i shtetit s’mund të ndërtohet pa dialog politik e kompromis të përgjegjshëm
-
LDK-ja për daljen nga bllokada institucionale: Qytetari e ka fjalën
-
LDK: Nuk do të lejojmë asnjë qeveri t’i rrezikojë themelet e shtetësisë
-
LDK: Institucionet të sigurohen që asnjë veprim të mos bëhet pa koordinim me aleatët