Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri, derisa ka thënë se asnjë parti politike nuk e zotëron shumicën e nevojshme parlamentare për ta formuar qeverinë e re.
Në komunikatën për media të lëshuar nga kjo parti, thuhet se shtyrjet procedurale dhe interpretimet “e stisura” vetëm sa thellojnë pasigurinë politike dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e Republikës.
LDK-ja tutje ka apeluar për veprim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe afatet ligjore.
“Dalja nga bllokada institucionale nuk mund të kërkohet përmes veprimeve jo-kushtetuese e marrëveshjeve të paqarta, por përmes kthimit te sovrani, te qytetari. Zgjedhjet e reja tashmë janë domosdoshmëri”, thuhet në komunikatë.
Më tej është thënë se mandati për qeverisje u takon qytetarëve.
“Le ta thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira dhe të drejta”, është thënë më tej.
-
PDK: Përshpejtimi i procesit drejt zgjedhjeve të reja, i domosdoshëm
-
Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset
-
Haziri: Bashkëpunimi institucional është rruga e vetme për t’i dhënë fund krizave politike
-
Hamza kritikon qeverinë për stagnim: Zgjedhjet mundësi për t’i thënë mjaft politikës së bllokadës
-
Kurti: Shkuarja në zgjedhje s’është opsion, duhet vullnet për zgjidhje e vendime jo të lehta