Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për tejkalimin e krizës institucionale.
PDK-ja ka thënë se dhënia përsëri e mandatarit LVV-së përbën humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të krizës institucionale.
Në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së u ripërsërit se PDK-ja nuk do të japë votë për asnjë mandatar nga LVV-ja, dhe se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është zgjidhja e vetme për tejkalimin e ngërçit politik.
“Kriza e stërzgjatur gjatë këtij viti, e shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç dëmit politik, ka goditur çdo sektor, ndërsa rreziku që buxheti i shtetit të mos kalojë me kohë dhe që vitin e ardhshëm qytetarët të mbeten pa paga, e bën edhe më të domosdoshëm përshpejtimin e procesit drejt zgjedhjeve të reja”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
-
PDK: Zgjedhjet e reja janë rruga e vetme
-
PDK: Çdo përpjekje e VV-së është e dështuar, zgjedhjet janë zgjidhje
-
LDK-ja për daljen nga bllokada institucionale: Qytetari e ka fjalën
-
Hoxha: S’shoh zgjidhje racionale, VV e PDK po shfrytëzojnë momentumin për lojë politike
-
PDK-ja kërkon mbledhjen e menjëhershme të Kuvendit. LVV-ja fajëson opozitën nëse shkohet në zgjedhje