Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK për Marrëveshjen e Demarkacionit, por pa bashkëngjitje të dokumenteve kontradiktore

Përmes një kumtese për media, LDK ka treguar për qëndrimin e vet që do ta ketë nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës gjatë të cilës pritet ratifikimi i Projektligjit për Demarkacionin Kosovë – Mali i Zi, transmeton Koha.net.

e LDK-së thotë se kjo parti nuk mund të mbështesë Ratifikimin e Projektligjit, nëse të njëjtit i bashkëngjiten dokumente kontradiktore.

Ky është teksti i kumtesës:

“Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet Ratifikimin e Projektligjit për Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe Deklaratën politike të presidentëve të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e cila përbëhet nga dy nene të Marrëveshjes së gushtit 2015, dhe do të votojë PËR këtë Projektligj vetëm me këtë përmbajtje.

LDK-ja nuk mund të mbështesë Ratifikimin e Projektligjit, nëse të njëjtit i bashkëngjiten dokumente kontradiktore.

Edhe LDK rikonfirmon se Projektligji për demarkacionin e ka mbështetjen e saj Arbëri LDK rikonfirmon se Projektligji për demarkacionin e ka mbështetjen e saj

LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se Marrëveshja e 26 gushtit 2015 është në përputhje me të gjitha faktet dhe në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe mos ratifikimi i saj deri më tani, e mbajti vendin tonë të izoluar dhe larg perspektivës evropiane.

LDK-ja do të vazhdojë të mbështesë perspektivën dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike”.