Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një njoftimi për media tregon se ka pasur një takim sonte me partitë e koalicionit qeverisës, ku thotë se ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme, e cila i hap rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“LDK-ja u bën thirrje partive të koalicionit qeverisës që të dakordohen me zgjidhjen e propozuar nga LDK-ja dhe t’i sigurojnë votat e shumicës qeverisëse. LDK-ja i siguron qytetarët se vullneti i saj është në përputhje të plotë me vullnetin e tyre për lëvizje të lirë dhe se grupi jonë parlamentar është unik në këtë qëndrim”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
LDK: Ratifikimi i demarkacionit kontribuon në konsolidimin e shtetësisë
-
Mustafa: Ratifikimi i demarkacionit hap udhën për shumë procese për Kosovën
-
LDK-ja mirëpret gatishmërinë e shumicës për të hequr dorë nga “Raporti Bulliqi”
-
PDK-ja thotë se konsensusi i partive për demarkacionin është afër
-
LDK për Marrëveshjen e Demarkacionit, por pa bashkëngjitje të dokumenteve kontradiktore