Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ky është Projektligji i ri i demarkacionit me “orientimin” e LDK-së

Kryeministri Ramush Haradinaj, në orët e vona të së shtunës, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku zyrtarizoi arritjen e konsensusit politik me LDK-në në lidhje me çështjen e projektligjit për demarkacion me Malin e Zi.

LDK kërkonte që në pikën 1.2 të Nenit 3 të këtij Projektligji, ku shkruante “Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit Shtetëror”, të shtohet fjala “si orientim”.

Me këtë kërkesë, në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës nuk u pajtua assesi kryeministri Haradinaj, e madje edhe fyeu deputetët e LDK-së të cilëve u tha “marre ju koftë” ndërsa theksoi se “sa të jem unë, në këtë projektligj nuk do të hiqet as edhe një shkronjë”, raporton Koha.net.

Por, rreth 24 orë më vonë, Haradinaj u pajtua, jo që të hiqet ndonjë shkronjë, por që të shtohen fiks 10 shkronja, siç kërkonte edhe LDK, dhe në konferencën për media e publikoi edhe Projektligjin e ri me përmirësimin e kërkuar nga LDK.

Më poshtë ju sjellim të plotë Projektligjin:

Edhe Haradinaj: Demarkacioni s’ka qenë i lehtë për mua, por s’po mund ta shoh popullin të izoluar Arbëri Haradinaj: Demarkacioni s’ka qenë i lehtë për mua, por s’po mund ta shoh popullin të izoluar

Image

Image

Image

Haradinaj: E pranova kërkesën e panevojshme të LDK-së për Ligjin e demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një adresim të jashtëzakonshëm drejtuar mediave, ka bërë me dije se ka pranuar kërkesën e LDK-së që Raporti i Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi të përmendet në ligj vetëm “si orientim”.

Haradinaj ka thënë se në vete, ky ligj përmban si orientin, përveç Raportit të Komisionit Shtetëror, edhe deklaratën e presidentëve.

“Unë kam bërë një lëvizje politike. Kam arritur një dakordim me LDK-në, dhe kërkesa e tyre është kjo, që raportit t’i shtohet fjalia ‘shërben si orientim’. Besoj që me këtë u kemi hapur rrugë deputetëve që të lëvizin para. Pra vetëm ‘shërben si orientim’ është shtuar në këtë ligj”, ka thënë Haradinaj në adresimin e vonë para mediave, raporton Koha.net.

Ai tha se me Listën Serbe ende nuk kanë konsensus për sa i përket votës së tyre për demarkacionin.

I pyetur nëse kjo lëvizje e tij ka ardhur si pasojë e presioneve nga Bashkimi Evropian, Haradinaj nuk ka pranuar të përgjigjet direkt, ndërsa ka thënë se “për bindjen time është e panevojshme kjo shtesë e LDK-së. Por, nëse kjo është kërkesë e tyre për të përkrahur ligjin, unë e mbështes, por për mua mbetet e panevojshme”.

Ai e ka quajtur ndryshim substancial dhe tha se janë krijuar kushtet që të mërkurën të mbahet seanca dhe të votohet demarkacioni.

Kujtojmë se kryeministri Haradinaj, në seancën e fundit djeshme të Kuvendit të Kosovës, ka prezantuar projektligjin për demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Edhe Pasiguria rreth demarkacionit Arbëri Pasiguria rreth demarkacionit

Por, gjatë kohës së prezantimit të kësaj marrëveshje, Haradinaj akuzoi LDK-në për bllokim të procesit të ratifikimit, duke i akuzuar ata se po iu dhemb shpërfaqja e së vërtetës me raportin e komisionit të Shpejtim Bulliqit.

“E para, pra ligji që ka ardhur tek ju, e ratifikon marrëveshjen e 26 gushtit të viti 2015. Qeveria e Kosovës ka miratuar një komision, i cili nuk është as i imi e as i babës Ilmi. Cili është problemi, ku po ju dhemb nëse hiqen dilemat për këtë marrëveshje? Qetu e keni problemin ju! Marre ju qoftë! Sa të jem unë kryeministër, ky raport do të jetë. Asnjë shkronjë nuk i hiqet këtij ligji”, ka thënë Haradinaj para deputetëve.