Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj “lëshon pe”, plotëson kërkesën e LDK-së për t’i hapur rrugë ratifikimit të demarkacionit

Asnjë shkronjë nuk është hequr nga projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, por atij i janë shtuar disa.

Një ditë pas kësaj deklarate të kryeministrit, Ramush Haradinaj, drejtuar deputetëve të Lidhjes Demokratike, është arritur konsensusi për votimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, raporton KTV.

I pari lajmin e ka dhënë kryeparlamentari Kadri Veseli.

Pa dhënë detaje, arritjen e konsensusit para votimit që pritet të ndodhë të mërkurën, e ka konfirmuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Por, tërheqja e kryeministrit u konfirmua në reagimin e Lidhjes Demokratike.

Hap të rëndësishëm për liberalizimin e vizave e ka quajtur këtë pajtueshmëri, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se raporti i “Komisionit Bulliqi” mbetet pjesë e Projektligjit, por nuk ka treguar se cilat janë ndryshimet e bëra në nenin 3.

Edhe Haradinaj në takim me Komisionin Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi Arbëri Haradinaj në takim me Komisionin Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi

Televizioni merr vesh se i vetmi ndryshim në projektligj është ai në pikën 2 të nenit 3.

Aty është shtuar vetëm pjesa “për orientim”, e cila bën që raporti i “Komisionit Bulliqi” të shërbejë si dokument orientues për deputetët.

Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së dhe Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, i kanë bërë thirrje edhe Lëvizjes Vetëvendosje, që të mërkurën të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes.