Një ditë pas ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri i Kosovës Ramush Haradainaj, kundërshtar ik flaktë i dikurshëm i saj, sot në Facebook ka rikujtuar punën e Komisionit që e pati krijuar vetë, që sipas tij, i paska ndihmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për të votuar pro saj.
Haradinaj sot është takuar me kryetarin e Komisionit të vet, Shpejtim Bulliqin.
Ai, edhe pse nga LDK ky raport u quajt, orientues, insiston se raporti Bulliqi. bashkë me deklaratën e dy presidentëve, janë pjesë e marrëveshjes tashmë e miratuar,
Kryeministri mendon gjithnjë se në bazë të këtij raporti, do të bëhen korrigjime, siç thotë ai, në drejtim të Çakorrit e Kullës.
Ky është postimi i ti:
Edhe
Haradinaj lavdëron Komisionin “orientues” Bulliqi, marrëveshja obligon korrektimet e nevojshme
Puna e palodhshme dhe e mbështetur në fakte e Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror , argumentet e të cilëve ndihmuan shumë lidershipin politik për të marrë vendime të duhura shtetërore, e veçmas puna e e tyre i ka ndihmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me ratifikimin e Marrëveshjes i dhanë përgjigje një çështjeje që kishte mbetur pezull plot tre vjet.
Pjesë e marrëveshjes së ratifikuarr është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve që na obligon të bëjmë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës. Përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje.
-
Haradinaj në takim me Komisionin Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi
-
Haradinaj diskuton me Rugovën për “finalizimin e demarkacionit me Malin e Zi”
-
Haradinaj: Kosova e Mali i Zi janë gati për rishikimin e kufirit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit
-
Kritiku i demarkacionit me Malin e Zi tani në pritje të Qeverisë që ta korrigjojë