Një ditë pas votimit të demarkacionit, adresa e parë e komisionit shtetëror në krye me Shpejtim Bulliqin, ka qenë zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kryeministri, që këtë komision e kishte emëruar në ditën kur u zyrtarizua në krye të qeverisë, i ka falënderuar ekspertët për punën e bërë, raporti i të cilëve përfundoi vetëm si orientues për deputetët.
Thotë se raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve janë obligim për korrektime në drejtim të Çakorrit dhe Kullës.
Përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare, sipas ligjit të ratifikuar të mërkurën, ka thënë kryeministri.
Gëzimin për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje e ka shfaqur edhe këtë të enjte partia e Kadri Veselit.
Edhe
Haradinaj edhe sot merret me demarkacionin, pret “korrektime të nevojshme në drejtim të Çakorrit e Kullës”
PDK-ja ka kërkuar që institucionet e Kosovës të nisin menjëherë komunikimin me Brukselin, për të parë se çka do të ndodhë me lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Hoxhaj ka thënë se pas demarkacionit, konsensus duhet të ketë edhe për ushtrinë, ani pse për demarkacionin koalicioni qeverisës nuk e pati përkrahjen e Listës Serbe.