Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni për demarkacion e njofton Haradinajn me punën e deritashme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim informues anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me të cilët bashkëbisedoi për angazhimin dhe aktivitetin e deritanishëm të Komisionit.

Anëtarët e këtij Komisioni, të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, e njoftuan Haradinajn për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga terreni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Kroaci dhe Slloveni, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre dhe njëkohësisht theksoi se “raporti përfundimtar duhet të përmbajë një nivel të lartë profesional si dhe të bazohet në fakte origjinale, të vlefshme dhe të verifikuara”.