Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar në zyrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, aty ku u diskutua edhe për demarkacionin.
Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net, zyrtari i kryeministrisë së Kosovës, Halil Matoshi, i cili ka treguar për çështjet që u diskutua.
“Po takimi është i rregullt në vazhdën e bashkërendimit ndërinstitucional. Janë diskutuar të gjitha çështjet prioritare të Kosovës, pra edhe votimi i nesërm në Kuvend për ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për demarkimin e kufirit me Republikën e Malit të Zi”, tha Matoshi.
Kujtojmë, se nesër ditë e martë në orën 16:00, mbahet seanca ku pritet të votohet demarkacioni.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj takon Gjukanoviqin, flasin për dialogun Kosovë - Serbi
-
Thaçi takon Haradinajn, merr nga ai Platformën për dialog me Serbinë
-
Kryesia e Kuvendit pritet të caktojë sot se kur mbahet seanca e demarkacionit
-
Haradinaj paralajmëron për të martën seancën për demarkacionin
-
Haradinaj, i gatshëm të diskutojë me Listën Serbe për demarkacionin