Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Strategjia shtetërore” në ndihmë Komisionit për shënjimin e kufirit të vendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, në vazhdën e takimeve të rregullta me këtë komision.

Haradinaj dhe përfaqësuesit e Komisionit u dakorduan që të krijohet një trupë e përbashkët politiko-teknike dhe të përpilohet një strategji shtetërore, si nevojë e Komisionit në punën e tyre për shënjimin e kufirit.

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e hulumtimeve dhe angazhimin e ekspertëve të nevojshëm për punën profesionale të Komisionit.