Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mosratifikimi i demarkacionit rrezik për “pushtetin aventurist”

Komisioni Shtetëror për Demarkacion do të jetë edhe një herë përballë deputetëve, për t’i sqaruar pretendimet e ngritura ndaj komisionit paraprak.

Edhe pse kryetari i Kuvendit zyrtarisht e ka dërguar Kuvendin në pushim, për të martën në agjendën e Komisionit për Punë të Jashtme është shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-028 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komisioni e ka ftuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe komisionin shtetëror për Shënjimin e kufirit që të raportojnë për dokumentet që u janë dërguar deputetëve, të cilat janë në kundërshtim me njëri-tjetrin.

Kryesuesi i Komisionit, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar për gazetën se të martën do të raportojë para deputetëve për raportin e komisionit të tij. Por në Qeveri nuk kanë treguar nëse edhe kryeministri do t’i përgjigjet ftesës së parlamentarëve për raportim. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)