Kryetari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, ka treguar se ky komision ende nuk ka marrë ndonjë detyrë tjetër nga Qeveria për rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se janë në pritje të Qeverisë për ta filluar punën e korrigjimit të kësaj marrëveshje.
Sipas Bulliqit, këtë proces duhet ta fillojë Qeveria nëpërmjet rrugëve diplomatike.
Ai ka vlerësuar se puna e komisionit vjen në shprehje kur të aranzhohen takimet për çështjet teknike.
“Po presim Qeverinë të na e hapë rrugën që të ulemi të dyja komisionet përgjegjëse për t’u marrë me korrigjimin e vijave kufitare. Deri tash komisioni ka vazhduar punën e kompletimit të të dhënave që janë në favor të Kosovës”, ka thënë Bulliqi.
-
Sipas Bulliqit, korrigjimi i kufirit me Malin e Zi nuk është çështje urgjente
-
Komisioni shtetëror thotë se i ka gati dokumentet për demarkacionin me Serbinë, shoqëria civile pret vështirësi
-
Bulliqi: Gurtë e kufirit nuk mund të vendosen njëanshëm
-
Ka kaluar 1 vit e gjysmë nga miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, pak punë u bë në terren
-
Haradinaj e harron kufirin me Malin e Zi, ende s’është formuar trupi punues për punën në terren