Lidhja Demokratike e Kosovës nesër, e enjte, do të mbledhë Kryesinë e partisë, disa orë para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, mëson KTV-ja.
Pas takimit do të ketë edhe deklaratë për media.
Në këtë takim pritet të diskutohet për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje, pas deklarimit të kryetarit Albin Kurti, se një e tillë nuk është arritur.
Seanca konstituive pritet të nisë në orën 15:00.