Besart Dreshaj, Besim Mulaj, Ilir Ferati, Shkëmb Manaj dhe Zenel Shatri, janë të propozuarit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Istog, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në këtë komunë.
Kryetari i Degës së LDK-së në Istog, Haki Rugova, i ka propozuar Kryesisë së LDK-së kandidatët për kryetar të komunës.
Sipas vendimit të presidentes Vjosa Osmani, zgjedhje lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
