Arbëri

Ilir Ferati rizgjidhet kryetar i LDK-së në Istog

Ilir Ferati njoftoi se është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog. Ferati, që njëherit është kryetar i Komunës së Istogut, tha se privilegji i të qenurit i zgjedhur duhet të përkthehet si përgjegjësi, ndërsa shtoi se LDK-ja e barrën më të madhe për të punuar drejt forcimit të institucioneve.

“Privilegji i të qenurit i zgjedhur sot në këtë kuvend duhet të përkthehet si përgjegjësi për secilin prej nesh. Sot po e marrim mbi supe barrën për t’i prirë partisë që e ka themeluar shtetin tonë. Prandaj si e tillë ka barrën më të madhe për të punuar fort e drejt për forcimin e institucioneve tona, për zhvillim ekonomik e mirëqenie, për rend e siguri, e për mbarëvajtjen e aleancave tona me kombet perëndimore. Në nivel lokal ne po zotohemi sot që do punojmë fort e pandalë, të gjithë së bashku, për jetësimin e politikave të LDK-së e të gjitha premtimeve tona për Istogun e të gjithëve. Në aspektin politik, ne po zotohemi sot që do punojmë për forcimin e partisë tonë, për hapjen e saj ndaj të rinjve, e për programin e saj që për bazament ka filozofinë e Presidentit Ibrahim Rugova”, ka shkruar Ferati në Facebook të dielën.

Ai shtoi se LDK-ja dhe njerëzit e saj u kanë qenë gjithnjë gardianë të paqes dhe të rendit demokratik.

Ky kuvend, por edhe të tjerët gjithandej nëpër Kosovë, shënojnë ciklin e dhjetë zgjedhor të partisë më vjetër në vend. Sa shumë punë e djersë, e qebesa lot e gjak, janë derdhur nëpër breza në këto 34 vite të historikut të LDK-së, vetëm e vetëm që ne të jemi sot këtu e ta kemi të mundshme të zgjedhim e të zgjidhemi lirshëm e pa frikë”, shtoi kryetari i rizgjedhur i LDK-së në Istog.