Arbëri

LDK-ja e PDK-ja bëhen bashkë në Istog

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për ta ndarë pushtetin në Istog.

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, bëri të ditur se marrëveshja me PDK-në u arrit mbi parimet e qeverisjes së mirë dhe transparente. Kjo sipas tij, në funksion të zhvillimit të qytetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Pos postit të nënkryetarit, PDK-ja do të udhëheqë në Istog me Drejtorinë e Bujqësisë, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtorinë e Administratës.

“Jemi dakorduar po ashtu që bartësit e funksioneve komunale do t’i nënshtrohen mekanizmit të matjes së performancës në periudha një (1) vjeçare. Emërimi dhe prezantimi i të gjithë ekipit tonë qeverisës do të bëhet gjatë ditëve në vijim. Na priftë e mbara”, ka shkruar kryetari Ferati në Facebook.