Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ripërsëritur qëndrimin e saj se është kundër një marrëveshjeje me Serbinë që nuk e përmban njohjen reciproke.
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky qëndrim është shprehur edhe në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, si dhe mbledhjen me kryetarët e degëve të kësaj partie që janë mbajtur të hënën.
“Në të dy takimet, me unanimitet të plotë, u rikonfirmua qëndrimi i LDK-së mbi procesin e dialogut. Në vlerësimin tonë, të anëtarësisë sonë, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve - si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Në këtë proces, sipas tij, koordinimi i ngushtë me aleatë mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
-
Abdixhiku i hapur të diskutojë për presidentin
-
LDK-ja përjashton bashkëpunimin me LVV-në, partitë e tjera i kushtëzon me postin e kryeministrit
-
Abdixhiku i thotë Hovenierit se Kosovës i duhet një marrëveshje me njohje të ndërsjellë
-
LDK: Marrëveshja me të cilën u dakordua Kurti ka gjithçka përveç njohjes
-
Abdixhiku: Çdo devijim nga marrëveshja me njohje, përgjegjësi e Qeverisë