Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Çdo devijim nga marrëveshja me njohje, përgjegjësi e Qeverisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se çdo devijim nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që në thelb ka njohjen, është, sipas tij, përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale.

Gjatë ciklit debatues “LDK ju dëgjon”, Abdixhiku të shtunën në Viti ka thënë se qëndrimi i partisë së tij për dialogun mbetet po i njëjtë – që në marrëveshjen përfundimtare të jetë njohja e ndërsjellë. 

“Qëndrimi i LDK-së për procesin e dialogut është që duhet të ketë marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e ndërkombëtarisht e obligueshme dhe duhet të përmbajë aktin kur Serbia e njeh Kosovën, dhe kur Kosova ndërsjell e njeh Serbinë. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

Abdixhiku tuje ka thënë se Kurti ka rënduar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

“Me veprimet e pamatura, pa qenë i koordinuar në mënyrë të vazhdueshme me aleatë, kryeministri e ka larguar Kosovën nga ky synim. Më 7 shkurt të vitit 2021, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, nëpërmjet një letre urimi, i kishte kërkuar presidentit të Serbisë Vuçiq, arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Saktësisht dy vite me Qeverinë Kurti, dhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar. Nuk flitet për njohje të ndërsjellë dhe nuk flitet për një marrëveshje përfundimtare. Tani flitet për marrëveshje bazë që nuk e ka njohjen reciproke”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së gjithashtu pati kritika për mostransparencën e Kurtit rreth procesit të dialogut.

Edhe S’ka marrëveshje për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve Arbëri S’ka marrëveshje për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve

“Përveç kryeministrit, askush nuk e di se çka po diskutohet. Nuk dihet çka përmban hyrja e marrëveshjes dhe as shtojca e kësaj marrëveshje. Tema të tilla duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe nga kryeministri do të kërkohet përgjegjësi”, ka përfunduar Abdixhiku.

Kurti dhe Vuçiqi do të takohen të hënën në Bruksel, në atë që është konsideruar si takimi më i rëndësishëm deri tash.