Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin tha se kanë biseduar për zhvillimet politike në vend dhe procesin e dialogut.
Në një njoftim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Hovenierin e ka njoftuar mbi qëndrimin e LDK-së lidhur me procesin e dialogut.
“LDK-ja i ka dhënë gjithnjë përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-së. LDK-ja po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, ka shkruar ai.
Abdixhiku më tej ka thënë se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Në takim po ashtu elaboruam edhe pikëpamjet tona mbi Preambulën, Nenin 7 dhe Nenin 10 të tekstit të marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ai.
-
Abdixhiku: LDK-ja ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
-
Abdixhiku: Koha për bashkim të njerëzve që e duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë
-
Abdixhiku: Është i domosdoshëm formimi sa më i shpejtë i institucioneve
-
Abdixhiku i hapur të diskutojë për presidentin
-
LDK-ja kërkon përfshirje direkte të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi