Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja kërkon përgjegjësi politike për incizimet e Kusari-Lilës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar përgjegjësi politike pas publikimeve të incizimeve ku përfshihet në bisedë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie të premten, është kërkuar përgjegjësi edhe për tentimet e pushtetit për të ndërhyrë në drejtësi.

“LDK kërkon përgjegjësi politike për skandalin e publikuar të përgjimeve ku pushteti dhe eksponentë të lartë të tij kanë komunikuar me kriminel që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe tendencat e tyre për ndërhyrje në procesin e drejtësisë si dhe përgjegjësi lidhur me arrestimet e njerëzve të pushtetit të dyshuar për korrupsion”, thuhet në reagim.

Sipas LDK-së, nga të gjitha skandalet e partisë në pushtet – qytetarët janë harruar.

“LDK vlerëson se vëmendja duhet të kthehet në normalizimin e situatës në veri dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nga të gjitha skandalet e partisë në pushtet qytetarët janë harruar, prandaj është jetike që vëmendja e institucioneve të Kosovës të kthehet tek sfidat e tyre të përditshme”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Edhe Kusari-Lila dorëzon kallëzim penal ndaj ish-deputetit Simiq Arbëri Kusari-Lila dorëzon kallëzim penal ndaj ish-deputetit Simiq

LDK-ja, sipas njoftimit, do të vazhdojë konsultimet me grupe të ndryshme shoqërore në kuadër të nismës drejt rrugës së re - “në ndërtimin e masës kritike për ruajtjen e demokracisë, mendimin e lirë e orientimin euroatlantik, si projekt i pandryshueshëm i Republikës”.

“Kosova duhet të kthehet në binarët e saj, prej ku pushteti populist e ka larguar duke e futur vendin në sanksione për tu zbrapsur pastaj në pikën që LDK ka insistuar në vazhdimësi”, thuhet në reagim.