Koordinatori i departamentit të energjisë në LDK, Visar Azemi, në konferencë për media të mbnajtur pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka kërkuar që të bëhet një hetim i mirëfilltë dhe të vendosen para drejtësisë “të gjithë anëtarët e rrjetit mafioz e abuzues me energjinë elektrike”.
Azemi ka thënë se Nagip Krasniqi po hetohet për një tender 3.4 milionë euro që ia dha një biznesi pas negocimit për vetëm 6 ditë. Po ashtu tha se Krasniqi përflitet se ka qëndruar në një vizitë në Zagreb te ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në vitin 2022. Së bash
“Së bashku me një tregtar të energjisë elektrike që ngrite dyshime për marrëveshje të tregtimit të energjisë elektrike. Pra, me Martinin mikun e Kurtit, emri i të cilit prej muajsh po lakohet edhe në mediat e rajonit për një aferë korruptive që lidhet me sektorin e energjisë e për transaksione milionëshe të dyshimta. Janë dy njerëz të Albin Kurtit që përfliten, dyshohen e hetohen për raste korruptive e për dëmtimin e buxhetit të Kosovës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin. E Qeveria vazhdon t’i mbrojë këta dy, përderisa vazhdon t’i sulmoj institucionet e pavarura të Republikës së Kosovës. Pra, gjatë këtyre dy viteve kjo Qeveri përveç që ka treguar që është plotësisht e paaftë të menaxhojë, ata janë duke i shkaktuar Kosovës dëme milionëshe siç janë rastet: Vendimi për t’i nda 100 milionë euro për t’i mbuluar shpenzimet e konsumatorëve në Veri; Zvarritjen e remontit të bllokut A5 të Kosova A e duke importuar energji nga jashtë me çmime tepër të larta. Krejt kjo dukej si paaftësi e këtij pushteti, i cili s’ka bërë as edhe një hap për të investuar në kapacitete të reja prodhuese. Por, nga dje, duket se është kristal e qartë se këtu ka një prapavijë. Krejt këto veprime e mosveprime duket se janë të përshtatura për mafinë energjetike. Për bizneset multimilonëshe të Martin Berishajt, Albin Kurti, i cili në krye të shtetit erdhi me zotimin që t’iu shërbejë qytetarëve, duket se tashmë është shndërruar në shërbyes të Martin Berishajt, e për të cilin po del se ka angazhuar edhe argatë si Nagip Krasniqi. Dy shokët dhe bashkëpartiak të Albin Kurtit sot janë nën llupën e drejtësisë, kurse Albin Kurti hesht, derisa partia e tij po i shpallin luftë institucioneve pse po hetojnë aty ku ka dyshime për afera të mëdha korrupsioni. Megjithatë, Prokuroria dhe krejt organet përgjegjëse duhet me këmbëngulje t’i shkojnë deri në fund hetimit. Të gjitha këto dyshime për skandale e korrupsion milionësh ku përfshihen miq e bashkëpunëtorë të Kurtit, duhet të zbardhen. Drejtësia s’ka pse i frikësohet Albin Kurtit”, tha Azemi.