Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj sërish ka akuzuar zyrtarët komunalë për keqpërdorim të veturave zyrtare, madje sipas opozitës zyrtarët e komunës po aksidentohen me vetura zyrtare dhe nuk po i bëjnë publike ato, ndërkohë veturat e aksidentuara po i mbajnë të mbuluara me batanije për mosidentifikim.
Sipas LDK-së, veturat zyrtare të Komunës shpeshherë vërehen edhe gjatë orëve të vona të natës duke lëvizur nëpër qytet. Gëzim Kokollari, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka thënë se vetura zyrtare e aksidentuar pak ditë më parë nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha, i është dërguar për rregullim kompanisë e cila kujdeset për mirëmbajtjen e veturave, ndërkaq kjo veturë po mbahej e mbuluar me një batanije dhe i janë hequr tabelat me qellim që të mos identifikohej si veturë zyrtare.
Ai sqaron se drejtori Berisha, megjithëse ishte fajtor në këtë aksident po e rregullon atë me paratë e taksapaguesve duke e keqpërdorur edhe buxhetin vetjak të komunës./Agim Ademi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni nesër në “Koha Ditore”)
-
Opozita në Ferizaj akuzon komunën për shpërdorim të veturave zyrtare
-
LDK-ja hedh poshtë akuzat e PDK-së për keqpërdorim të veturës zyrtare
-
PDK në Lipjan akuzon LDK-në për bartje të votuesve me veturë zyrtare
-
PDK: Qeverisja lokale e Lipjanit vazhdon t’i keqpërdorë veturat zyrtare
-
PDK: Kryetari Ahmeti vazhdon ta keqpërdor veturën zyrtare