Në 22 vjetorin e vdekjes së profesorit dhe aktivistit të LDK-së Xhavit Ahmeti, kryesia e LDK-së, familjarë, kryetarë të degëve dhe miq kanë bërë homazhe te varri i tij.
Në emër të kryesisë para familjarëve, veprimtarëve të Degës së Dytë dhe miqve ka folur sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, i cili tha se Xhavit Ahmeti ishte intelektual, politikan i mençur dhe personalitet me virtyte të larta dhe jo rastësisht ishte bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova.
“Xhavit Ahmeti ka dhënë shumë për arsimin, shkencën dhe kulturën në Kosovë”, ka thënë Beqiri.
Xhavit Ahmeti ka humbur jetën tragjikisht më 21 nëntor 1996.
Artikuj të ngjashëm
-
Përkujtohet veprimtari Xhavit Ahmeti
-
Përkujtohet Xhavit Ahmeti në 22 vjetorin e vdekjes
-
Abdixhiku: Daci u rreshtua me vendosmëri në shërbim të kauzës për liri
-
19 vjet nga vdekja e Rugovës, Osmani e ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i tij
-
Në 17-vjetorin e vdekjes, vlerësohet kontributi i ish-presidentit Rugova