Deputetë të LDK-së dhe të LVV-së kanë mbërritur në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të vihet në votim çështja e mocionit të mosbesimit të iniciuar nga partitë opozitare.
Zyrtarëve të LDK-së u prin kryeministri Isa Mustafa, por që këtë post mund të mos e mbajë edhe gjatë pasi zyrtarë të PDK-së kanë paralajmëruar se GP i tyre do të votojë pro mocionit të mosbesimit, që nënkupton se do të rrëzohet Qeveria Mustafa.
LDK ka thënë se do të jenë unikë në dy proceset që e presin vendit, atë të mocionit të mosbesimit, për të cilin Ismet Beqiri, shef i GP të LDK-së, ka thënë se janë unikë për të mos e votuar, kurse për çështjen e demarkacionit, e cila mendohet se do të procedohet në Kuvend shumë shpejt, ka thënë se janë pro të gjithë deputetët e tyre.

Nga LVV shihet të kenë mbërritur një pjesë e madhe e deputetëve, por mungon Albin Kurti, ndaj të cilit ka një udhërarrest policor.