Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar për dy rastet e para të rezultuara pozitive me koronavirus sot në këtë qytet.
Sipas tij, të dy rastet janë dy infermiere në Spitalin Regjional të Prizrenit.
“Sapo u informova nga IKSHPK, se fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19. Pacientet e infektuara, janë që të dyja infermiere në Spitalin Regjional të Prizrenit, në repartin e hemodializës, të njëjtat këto, burimin e infeksionit e kanë nga ky repart ku aktualisht kanë punuar, ju informoj se gjendja e tyre është stabile, kështu që nuk ka vend për panik, por kujdes të shtuar”, ka shkruar Latifi.
Tutje, Latifi ka bëtë një lutje për qytetarët për kujdes të shtuar.
“Të dashur qytetarë të komunës së Rahovecit, kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si Shtab i Posaçëm Emergjent për hapat e mëtutjeshëm. Të infektuarave, ju uroj shërim të shpejtë! Për çdo veprim do të informoheni me kohë! Ju lutem të qëndroni në shtëpi! Bashkë do t’ia dalim!”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Sot nga 34 rastet e reja me koronavirus në Kosovë, 2 pozitive ishin në Rahovec.
-
14 raste pozitive me koronavirus në Rahovec
-
Komuna e Rahovecit redukton stafin
-
Latifi: Gjendja me Covid-19 në Rahovec nën kontroll, për fermerët së shpejti treg të përkohshëm
-
40 persona në Rahovec rezultojnë negativë për koronavirus
-
Pas rasteve të së shtunës, Peja e Rahoveci vazhdojnë testimet e kontakteve