Po vazhdon aksioni i pastrimit në gjithë Skenderajn, me mbështetje të kompanive të angazhuara me pajiset e veta motorike dhe me fuqi punëtore, të cilat kanë arrit t’i eliminojnë gjithsej 13 deponi ilegale, duke larguar mbi 290 ton mbeturina inerte dhe mbetje të tjera.
Fshatrat në të cilat janë eliminuar deponitë ilegale janë në Polac, ku janë larguar 1.5 ton mbeturina inerte, Tërnac – 4 tonë mbeturina, Klinë e Epërme 78 tonë, Kryshec 66.5 tonë, Marinë – 32 tonë, Prekaz i Epërm – 17 tonë dhe Lubovec – 78 tonë mbeturina inerte dhe të tjera.
Kryetari i Komunës Bekim Jashari, ka bërë të ditur se më 2 nëntor do të zhvillojnë aksionin tjetër të pastrimit të komunës së Skenderajt, në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.
-
Largohen mbi 100 deponi ilegale pa garanci se nuk mbushen sërish bërllok
-
Në vazhdimësi po pastrohet deponia inerte në Lebanë të Prishtinës
-
Largohen 450 tonelata mbeturina në Lebanë të Prishtinës, Ahmeti bën thirrje për kujdes
-
Opozita në Skenderaj akuzon Komunën se ka dyfishuar praninë e deponive ilegale
-
Në komunë të Prishtinës identifikohen 141 deponi mbeturinash, nis pastrimi i tyre