Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zotaj: Rama do të lëshojë pe, do të detyrohet të japë dorëheqje

Vasilika Zotaj

Aktivistja Vasilika Zotaj beson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të lëshojë pe dhe do të detyrohet të japë dorëheqje si pasojë e protestave që po zhvillohen në Shqipëri. 

Të hënën është duke u mbajtur dita e 16-të e protestave. Protestat kanë nisur në kundërshtim të projekteve turistike për zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Zvërnecit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në ndryshim nga Serbia, në Shqipëri një avantazh i protestave është se nuk ka fraksione. Nuk ka ndikim politik as nga opozita...E bukura është se ata janë pak të fshehur, e nuk po dalin me emër. E dinë se në momentin që dalin me emër, do të ketë tentakula nga Edi Rama për ta kapur një nga një...Edi Rama s’diskutohet do të lëshojë pe”, ka thënë Zotaj në “Konfront” të KTV-së. 

Zotaj ka thënë se protestat do të vazhdojnë të bëhen më masive. 

“Protestuesit dje u nisën drejt Rinasit. Në momentin që do të kapen gjitha pikat kyçe të Shqipërisë, atëherë detyrimisht do të jetë i detyruar të japë dorëheqje për të krikuar një qeveri të pajtimit kombëtar. Problemi është se kjo qeveri e pajtimit kombëtar duhet të legalizohet në Parlament. Parlamenti prej 86 veta që i ka Partia Socialiste a e pranon a jo se dimë, mbetet për të parë”, tha Zotaj. 

Zotaj ka thënë se parulla kryesore e protestës është se “Shqipëria nuk është në shitje”. 

Ajo ka thënë se Edi Rama të vetmin institucion që s’ka mundur ta kapë është SPAK-u dhe ka thënë se SPAK-u ka nisur të hetojë pronat në Zvërnec më herët. 
 


Lamçja: Shqipëria gjithmonë është qeverisur me arrogancë, por kjo e fundit e ka tejkaluar

Aktivistja Alma Lamçja ka kritikuar qeverisjet në Shqipëri. Ajo në “Konfront” të KTV-së ka thënë se edhe qeverisjet e mëparshme kanë qeverisur me arrogancë, porse sipas saj, Qeveria e Edi Ramës e ka tejkaluar.

“Shqipëria gjithmonë është qeverisur me një lloj arrogance, nga të gjitha pushtetet, por kjo e fundit e ka tejkaluar. Arroganca me të cilin qeverisë pushteti është e dhimbshme nga ana e qytetarit të shikohet. Edhe kjo protestë nisi si shkëndijë por tregon gjendjen reale të Shqipërisë. Ne nuk mund të flasim për politike edhe pse mund të rikthehet si e tillë, por deri tani qe akumulim i qytetarëve për qeverisjen që i është bërë Shqipërisë”, ka thënë ai.

Sipas saj pjesëmarrësit  në protestë janë të rijnë që kërkojnë shpresë për të jetuar në vendin e tyre.